Transmetuar më 28-09-2026, 07:37

Dy vatra zjarri janë regjistruar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar në lagjen “Dunavat” të qytetit të Gjirokastrës, duke shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja e parë u shënua rreth orës 23:15, kur një automjet u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht, ndërsa vetëm pak minuta më vonë u konstatua një tjetër vatër zjarri në një kasolle aty pranë.

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit mbërriti menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve në të dyja vatrat.

Nga ndërhyrja e zjarrfikësve u parandalua përhapja e mëtejshme e zjarrit, ndërsa nga flakët në kasolle u dogjën vetëm disa rroba dhe materiale të vjetra pa shkaktuar dëme të tjera.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit