Transmetuar më 28-09-2026, 07:36

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet mëngjesin e sotëm në Pallatin e Brigadave, pas thirrjes nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në vijim të skandalit që përfshin Shërbimin Informativ Shtetëror.

Mbledhja e thirrur nga kreu i shtetit pritet të nisë në orën 08:30 dhe në të do të jenë të pranishëm drejtuesit e institucioneve kryesore të vendit, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Nisma vjen pasi Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për drejtuesen e shërbimit informativ, në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme për aferën e AKSHI-t.

Sipas të dhënave nga dosja hetimore, janë siguruar prova që implikojnë zyrtaren në nxjerrjen e sekretit shtetëror dhe përkrahjen e personave në kërkim gjatë kohës që ndodheshin në arrati.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit