

Familjarët e viktimave të shpërthimit të fuqishëm të regjistruar në zonën e Plakës në kryeqytetin grek kanë mbërritur në Athinë, ndërsa po vijojnë procedurat zyrtare për marrjen dhe tërheqjen e trupave.
Shpërthimi shkaktoi shembjen e godinës dhe humbjen e jetës së disa personave, ndërsa hetimet paraprake nga ana e policisë kanë përjashtuar mundësinë e një akti kriminal.
Edhe pse në mediat vendase u raportua për dëshmi lidhur me një rrjedhje të mundshme gazi në ambientet e ndërtesës, asnjë nga personat e marrë në pyetje nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë pretendim.
Ekspertët dhe autoritetet kompetente po vijojnë punën në terren për të përcaktuar shkaqet e sakta të këtij shpërthimi tragjik.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






