Transmetuar më 28-09-2026, 07:16

Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit, me mot kryesisht të kthjellët.

Sipas parashikimit, përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje priten vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, ndërsa në zonat malore të jugut mund të ketë reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.

Në orët e para të mëngjesit është pranishme mjegull lokale në luginat dhe zonat malore, ndërsa era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila në bregdet dhe luginë mund të arrijë deri në 14 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës nga 1 deri në 3 ballë, ndërsa pas orëve të pasdites moti do të mbetet kryesisht i kthjellët në të gjitha rajonet.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit