

Ish-avokatja e Donald Trump dhe ish-prokurorja e New Jersey, Alina Habba, është kurorëzuar në martesë me biznesmenin turk Turhan Mildon, drejtues i kompanisë Miller Holding me aktivitet në sektorët e energjisë, ndërtimit dhe minierave.
Ceremonia festive u zhvillua në ambientet e hotelit Waldorf Astoria në Manhattan, ku vetëm kostoja për sallën, dekorin dhe muzikën vlerësohet të ketë kaluar shumën e 1 milion dollarëve.
Në dasmën e organizuar morën pjesë zyrtarë të administratës amerikane, drejtues institucionesh dhe figura të njohura publike, përfshirë ish-kampionin e boksit Mike Tyson.
Marrëdhënia mes 42-vjeçares Habba dhe 29-vjeçarit Mildon u bë publike gjatë muajit prill në Uashington, ndërsa ish-presidenti Trump nuk mori pjesë në ceremoni për shkak të pranisë së tij në një aktivitet sportiv në Tennessee.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






