Transmetuar më 27-09-2026, 22:54

Protesta e 120-të radhazi kundër qeverisë është përmbyllur mbrëmjen e së dielës në kryeqytet, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit në rrugët kryesore të Tiranës, pjesëmarrësit kanë bërë thirrje kundër ekzekutivit dhe kanë kërkuar anulimin e disa ligjeve, përfshirë atë për zonat e mbrojtura.

Kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara, ku kryesore mbetet dorëheqja e panegociueshme e kreut të qeverisë.

Në përfundim të tubimit, organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestës dhe për një pjesëmarrje edhe më të madhe ditën e nesërme.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit