Transmetuar më 27-09-2026, 21:01

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka propozuar ndryshime të rëndësishme në përfaqësimin diplomatik në rajon, përmes një lëvizjeje rokadë mes diplomacive në Prishtinë dhe Shkup.

Sipas propozimit zyrtar të ministrit Ferit Hoxha, ambasadori i deritanishëm i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Mediani, pritet të marrë drejtimin e ambasadës në Kosovë.

Nga ana tjetër, Petrit Malaj, i cili ka ushtruar detyrën e ambasadorit në Prishtinë, pritet të emërohet në krye të përfaqësisë diplomatike në Shkup.

Në ditët në vijim, dy diplomatët do të paraqiten përpara anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku do të zhvillohen edhe seancat e posaçme dëgjimore përpara konfirmimit zyrtar.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit