

Një tjetër provokim me prapavijë politike është shënuar në shkallët e stadiumit "Rajko Mitić" në Beograd, gjatë përballjes zyrtare mes Serbisë dhe Holandës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjatë zhvillimit të takimit, tifozët vendas shpalosën në tribuna një pankartë ku harta e Republikës së Kosovës dëfente e mbuluar me ngjyrat e flamurit serb, e shoqëruar me mbishkrimin provokues "Kosova është Serbi".
Pamjet nga stadiumi konfirmojnë përdorimin e aktivitetit sportiv të UEFA-s për të përcjellë mesazhe politike që cenojnë sovranitetin e Kosovës.
Sfida mes Serbisë dhe Holandës u zhvillua në kuadër të raundit të dytë të Ligës A në UEFA Nations League, ku përballet elite e futbollit europian.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






