

Viktima është Flamur Braçe, rreth 70 vjeç. Ai jetonte vetëm dhe ishte i paralizuar. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit
Fier – Është identifikuar i moshuari që humbi jetën mbrëmjen e sotme në një zjarr që përfshiu banesën e tij në zonën Fermë Çlirim, në Fier.
Viktima është Flamur Braçe, rreth 70 vjeç, raporton noa.al.
Sipas informacionit policor, zjarri ka rënë rreth orës 19:00 në banesën ku 70-vjeçari jetonte i vetëm.
Braçe ishte i paralizuar dhe, në pamundësi për të lëvizur, nuk ka mundur të largohet nga banesa, duke humbur jetën si pasojë e zjarrit.
"Dyshimet janë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila më pas ka përfshirë çatinë e banesës. Si pasojë e flakëve, çatia është shembur dhe ka rënë mbi 70-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen", thanë burime okulare.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






