

PËRDITËSIM: Identifikohet personi që humbi jetën nga zjarri në Fier, e pati të pamundur të dilte i gjallë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fermë-Çlirim, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tij.
I moshuari, i cili vuante nga paraliza dhe jetonte i vetëm, u kap nga flakët që përfshinë me shpejtësi të gjithë strukturën e shtëpisë.
Sipas verifikimeve të para të policisë, dyshohet se shkak për shpërthimin e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Zjarri ka djegur çatinë e banesës, e cila më pas është shembur mbi të moshuarin, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Policia e Fierit tha se ngjarja ndodhi sonte rreth orës 19:00, në fshatin Fermë Çlirim, në banesën e shtetasit F. B., rreth 70 vjeç, i cili jetonte vetëm dhe në rrethana të papritura ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi F. B., në pamundësi për të lëvizur (i paralizuar), ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






