

Agjencia amerikane e zbatimit të ligjit për emigracionin, ICE, ka arrestuar në shtetin e Connecticut një shtetas shqiptar 56-vjeçar, i cili ndodhej në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.
I arrestuari është identifikuar si Hasan Billa, 56 vjeç, banues në Wolcott, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda nga drejtësia amerikane.
Hetimet ndaj tij lidhen me një operacion nën mbulim të zhvilluar në Hartford nga policia vendase dhe Task Forca e FBI-së për Krimet ndaj Fëmijëve.
Gjatë operacionit, një detektiv nën mbulim u paraqit në internet si një vajzë 15-vjeçare, ku 56-vjeçari shqiptar udhëtoi drejt vendit të takimit me synimin për të kryer marrëdhënie me një të mitur.
Në kuadër të këtij aksioni, Billa u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ndërsa ndaj tij u caktua një garanci pasurore prej 500 mijë dollarësh.
Akuzat zyrtare ndaj tij përfshijnë tentativë për sulm seksual të shkallës së dytë, tentativë për abuzim seksual dhe rrezikim të të miturit.
Pas ndalimit nga agjentët e ICE-së në Boston, 56-vjeçari përballet me procedurat ligjore për akuzat penale dhe hapat e mëtejshëm për dëbimin e tij nga territori amerikan.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






