

Ka përfunduar me disavantazh të dyfishtë 2-0 pjesa e parë e përballjes ndërmjet Austrisë dhe Kosovës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Përfaqësuesja e udhëhequr nga Franco Foda zbriti në tapetin e "Ernst-Happel-Stadion" me synimin për të vijuar ecurinë pozitive pas fitores me Irlandën, mirëpo u përball me një ekip vendas mjaft agresiv.
Goditja e parë për Dardanët erdhi në minutën e 23-të, kur David Affengruber gjeti rrugën e rrjetës duke zhbllokuar shifrat në favor të Austrisë.
Në kohën shtesë të fragmentit të parë të lojës, saktësisht në minutën e 45’+2, Junior Adamu shfrytëzoi rastin për të dyfishuar avantazhin e austriakëve.
Kombëtarja e Kosovës u drejtua drejt dhomave të zhveshjes me një disavantazh të rëndë, duke i lënë radhën përshtatjeve taktike të stafit teknik për pjesën e dytë të takimit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






