

Protesta kombëtare e përditshme e qytetarëve hyri sot në muajin e pestë pas plotë 120 ditëve para kryeministrisë, në shumë qytete të tjeta të vendit, por edhe në disa shtete të botës, nga diaspora.
Sonte, protesta nisi me një thirrje të re që prevalon mbi atë të përditshmen. Ndërsa deri dje kërkohej dorëheqja e Ramës, sonte thirrjet që dominonin ishin për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
"SPAK të arrestojë Edi Ramën", ishte kërkesa që dominoi sonte në nisje të protestës maratonë.
Ndërsa slogan i ri, u bë: "Edi Rama kriminel, gjithë Shqipëria të urren".
Kërkesa vjen ndërsa Rama duket se është në ditët e tij më të këqija pasi moria e skandaleve që kanë mbushur ekzekutivin dhe institucionet e tjera që kontrollohen prej tij, arriti kulmin me skandalin e shefes së SHISH, Vlora Hyseni. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






