

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të zyrtarizojë dorëheqjen mbrëmjen e sotme në një lëvizje të mirëmenduar që synon t’i mundësojë kalimin në postin e kryeministrit.
Në një postim këtë të diel, Vuçiç tha se kishte qenë nderi më i madh të ishte President i Serbisë.
“U përpoqa të bëja më të mirën çdo ditë, të justifikoja besimin që më ishte dhënë dhe t’i shërbeja vendit tim me besnikëri dhe ndershmëri. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Kur u pyet për çfarë do të donte të mbahej mend në Presidencën e Serbisë, Vuçiç u përgjigj se do të donte të mbahej mend për përkushtimin dhe zellin e tij.
“Do t’i kujtoni këto vite dhe këto ditë si kohën e progresit më të madh dhe sukseseve më të mëdha të Serbisë”, tha Vuçiç.
Serbët pritet t’u drejtohen kutive të votimit në 25 tetor, në zgjedhjet e parakohshme me te cilat Vuçiç shpreson të fuqizojë pozitat pas protestave të mëdha antiqeveritare.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






