Transmetuar më 27-09-2026, 18:13

Autoritetet policore greke kanë ngritur dyshime të forta se të shtënat e armatosura në një kafene në zonën Agios Panteleimonas lidhen drejtpërdrejt me larjen e heshesve mes grupeve të organizuara kriminale.

Gjatë këtij sulmi mbeti e plagosur në këmbë vajza 10-vjeçare e partneres së pronarit të ambientit, 30-vjeçarit shqiptar Denis Luli.

Sipas të dhënave më të fundit nga hetimi, katër persona të maskuar mbërritën pranë biznesit me një automjet të vjedhur pak ditë më parë në Vrilissia.

Autorët zbrazën rreth 25 plumba me një armë automatike të llojit kallashnikov në drejtim të lokalit, përpara se të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.

Mjeti i përdorur nga atentatorët u gjet më vonë i djegur plotësisht në zonën e Aspropyrgosit, brenda të cilit hetuesit sekuestruan edhe armën e krimit.

Nga verifikimet e kryera nga Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar po analizohet mundësia që përplasja të ketë buruar nga kontrolli i trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa po verifikohet edhe ndikimi i mundshëm i të burgosurit shqiptar Klodian Lekocaj.

Pronari i lokalit, Denis Luli, rezulton një emër i njohur për drejtësinë vendase, pasi në vitin 2016 pati përplasje me armë me policinë për një plantacion kanabisi në Artë, ngjarje për të cilën u arrestua dy vite më vonë dhe u lirua me kusht nga burgu i Malandrinonit në vitin 2021.

I pyetur nga grupi hetimor, 30-vjeçari ka preferuar të mos japë sqarime apo të dhëna për ngjarjen, mirëpo nga dëshmitë e mbledhura rezulton se ai i kishte dhënë udhëzime paraprake kamarierit që të mohojë praninë e tij nëse dikush do ta kërkonte.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit