Transmetuar më 27-09-2026, 17:29

Në ambientet e Teatrit të Kukullave, në Tiranë, u dha një shfaqje nga artisti kinez Cheung Chun-fai, në kuadër të Javës Kulturore Kineze, që përkon dhe me Festivalin Ndërkombëtar të Kukullave që po zhvillohet në kryeqytetin shqiptar.

Artisti kinez paraqiti tri teknika të ndërveprimit me kukullat, duke mbajtur të mbërthyer publikun e vogël në sallë, të cilët ndoqën me ëndje shfaqjen interesante.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ambasadorja kineze në Shqipëri, Pang Chunxue, e cila përshëndeti fëmijët e pranishëm në shfaqje.

“Është kënaqësi të jemi së bashku të shijojmë këtë shfaqje tradicionale të kukullave nga Kina. Historia e shfaqjes tradicionale të kukullave të Kinës daton 2 mijë vjet më parë dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale kombëtare. Qytetërimet pasurohen përmes shkëmbimeve”,- deklaroi ambasadorja Pang, duke shprehur gatishmëri për të forcuar bashkëpunimin kulturor me palën shqiptare.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit