

Përballë trysnisë në rritje dhe kërkesave publike për shkarkim, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka hedhur poshtë kategorikisht çdo pretendim se ka pasur gisht në dënimin e ish-drejtuesve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
Në një dalje për mediat nga kryeqyteti, ajo i cilësoi si të konsumuara e pa asnjë bazë zërat që e lidhin emrin e saj me shkëmbim informacionesh me organet ndërkombëtare të drejtësisë.
Kreu i Ministrisë së Drejtësisë garantoi se nuk ekziston asnjë bashkëpunim apo kontakt, i drejtpërdrejtë apo i tërtë, me misionet e UNMIK-ut, EULEX-it apo vetë Dhomat e Specializuara.
Reagimi i saj pason reagimet e ashpra të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila i ka kërkuar zyrtarisht kryeministrit Albin Kurti lirimin e saj nga detyra nën dyshimet për dorëzim dokumentesh në Hagë.
Duke iu përgjigjur kësaj kërkese, Gërvalla nënvizoi se në një sistem demokratik çdo grupim ka të drejtë të kërkojë largimin e një zyrtari, mirëpo fokusi i institucionit që ajo drejton mbetet te veprimet konkrete ligjore.
Ajo sqaroi se stafi i saj ka nisur menjëherë punën për përbaljen në shkallën e dytë të gjykimit, duke e vlerësuar procesin e ardhshëm të Apelit si një betejë teknike e profesionale që kërkon gjakftohtësi e jo deklarata publike.
Lidhur me nismën ligjore të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës për të ndryshuar kornizën e Speciales, ministrja bëri me dije se ekipi i ekspertëve po analizon draftin për të përgatitur opinionin zyrtar të qeverisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






