

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.
Një godinë e përshtatur si hotel pranë zonës së pedonales është përfshirë nga flakët.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, tre mjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.
Efektivët po punojnë me intensitet për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.
Sipas të dhënave paraprake, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Dëmet materiale në ambientet e hotelit janë të konsiderueshme.
Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa ekspertët po kryejnë verifikimet përkatëse.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






