

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar hetimin dhe masën e sigurisë ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, si një çështje tërësisht individuale.
Në deklaratën e tij nga Rinasi, ai theksoi se llogaritë me ligjin janë përballje personale e secilit zyrtar me organet e drejtësisë.
Kreu i qeverisë nënvizoi se Prokuroria duhet të hetojë, gjykata të gjykojë dhe media të informojë, por pa shpallur askënd fajtor paraprakisht.
“Prokuroria ka të drejtën dhe detyrën të hetojë, gjykata të gjykojë, media të zbulojë dhe informojë, por askush s’ka të drejtë ta shpallë tjetrin fajtor dhe ta dehumanizojë,” deklaroi Rama.
Ai shtoi se pavarësia e drejtësisë nuk do të thotë shkëputje nga Kushtetuta apo shpërfillje e të drejtave të njeriut.
Sipas kryeministrit, shteti ligjor ndërtohet duke hetuar me kurajë të fuqishmit, por edhe duke garantuar të drejtat e personave nën hetim.
Në përmbyllje të fjalës së tij, Rama ripërsëriti se ekzekutivi nuk ndërhyn në përplasjet ligjore individuale të asnjë zyrtari të lartë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






