

RINAS — Një përkim i papritur është regjistruar mesditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku krerët e dy poleve kryesore politike në vend janë kryqëzuar gjatë lëvizjeve të tyre zyrtare.
Në të njëjtën kohë kur kryeministri Edi Rama ka zbritur nga avioni që e solli nga Nju Jorku pas pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në terminalin e linjave ajrore.
Lideri i opozitës është parë duke hyrë në ambientet e aeroportit për t’u nisur drejt Strasburgut, ku pritet të ndjekë nga afër punimet e radhës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






