Transmetuar më 27-09-2026, 12:43

DIBËR — Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, është ndaluar gjatë ditës së sotme nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në Vendkalimin Kufitar të Bllatës, në rrethin e Dibrës.

Mësohet se ndalimi i tij është bërë me pretendimin nga shërbimet e sigurisë se prania e tij përbën “rrezik për sigurinë kombëtare” të shtetit fqinj. Lidhur me këtë incident, janë vënë në dijeni edhe përfaqësues politikë në Maqedoninë e Veriut, përfshirë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Haklaj po udhëtonte drejt Shkupit i shoqëruar nga gazetari Ferdinand Samarxhiu, me qëllim pjesëmarrjen në një marshim protestues të organizuar lidhur me vendimet e Gjykatës Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së. Njoftimin për ndalimin e tij e ka konfirmuar edhe vetë ish-deputeti përmes një ripostimi në rrjetet sociale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit