

RINAS — Forca të shumta të Gardës së Republikës, Policisë së Shtetit si dhe efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë blinduar ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, ku pritet të mbërrijë rreth orës 13:00 kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë rikthehet nga Nju Jorku pas pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe menjeherë pas zbarkimit do të mbajë një deklaratë direkte për mediat nga salla e shtypit në aeroport.
Ndonëse agjenda zyrtare nuk ka zbuluar detaje mbi përmbajtjen e fjalës së tij, burime pranë delegacionit qeveritar bëjnë me dije se Rama do të mbajë një qëndrim zyrtar lidhur me situatën aktuale politike dhe zhvillimet e fundit institucionale.
Komunikimi publik i kryeministrit vjen në një moment mjaft delikat, pas lëvizjeve të fundit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ngjarje kjo që ka nxitur diskutime të shumta në opinionin publik.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






