

TIRANË — Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas finalizimit të operacionit policor të koduar “Shkolla të pastra”, i cili çoi në prangosjen e 31 personave dhe shpalljen në kërkim të 14 të tjerëve për shpërndarje të lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në kryeqytet.
Përmes një mesazhi zyrtar, kreu i Ministrisë së Brendshme vlerësoi punën e kryer nga Policia e Shtetit në koordinim me organin e akuzës, duke nëvizuar shfrytëzimin e metodave speciale të hetimit gjatë procesit katërmujor.
"‘Shkollat e pastra’ është një operacion i suksesshëm, falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale," shprehi ministri Demo.
Përfaqësuesi i qeverisë garatoi se luftimi i fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave përbën një përparësi kryesore për strukturat e rendit në Tiranë dhe në mbarë territorin e vendit, me synim garantimin e një mjedisi plotësisht të sigurt për nxënësit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






