Transmetuar më 27-09-2026, 11:16

ITALI — Një dritë e re shprese është ndezur për familjen Kotorri lidhur me fatin e Rajmonda Kotorrit, e cila rezulton e zhdukur pa lënë gjurmë që prej moshës 16-vjeçare kur u largua drejt Italisë.

Zhvillimi i fundit është bërë me dije nga emisioni i njohur investigativ italian “Chi l’ha visto?”, ku një teleshikues ka dërguar një fotografi të shkrepur në Milano, ku shfaqet një grua me ngjashmëri të madhe fizike me Rajmondën.

Pasi kanë parë imazhin e publikuar, motrat e së zhdukurës kanë deklaruar se personi në foto ka një ngjashmëri të fortë me nënën e tyre në moshë të re, duke përforcuar dyshimet se mund të bëhet fjalë për motrën e tyre.

Autoritetet dhe gazetarët e emisionit po punojnë për verifikimin e plotë të kësaj piste dhe identifikimin e këtij personi në territorin e Milanos, për të mësuar përfundimisht nëse bëhet fjalë për Rajmondën.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit