

LONDËR — Futbolli anglez po përballet me një pikë kthese historike pas shpalljes fajtor të Manchester City-t për 114 nga 115 akuzat e ngritura kundër klubit, lidhur me shkeljet e përsëritura të rregulloreve të Fair Play-it Financiar dhe shpenzimet jashtë standardeve ligjore gjatë viteve të fundit.
Ndërsa drejtuesit e klubit e kanë apeluar vendimin duke hedhur poshtë pretendimet, skuadrat rivale në Premier League kanë nisur organizimin e një offensive të përbashkët ligjore.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, disa klube po përgatisin padi zyrtare për të kërkuar zhdëmtim financiar, me shifrat e dëmshpërblimit që mund të arrijnë deri në 930 milionë euro.
Klubet kërkuese pretendojnë se Manchester City ka funksionuar prej vitesh përtej mundësive të lejuara financiare, duke cenuar garën e drejtë sportive dhe duke u shkaktuar humbje të mëdha ekonomike skuadrave të tjera.
Nëse paditë do të miratohen nga organet përkatëse të drejtësisë sportive e civile, kjo kërkesë për kompensim do të përbënte një nga sanksionet financiare më të rënda të regjistruara ndonjëherë në historinë e futbollit botëror.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






