

Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal Shkodër janë proceduar në gjendje të lirë. Hetimet po verifikojnë nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e 40-vjeçarit, i cili më pas ndërroi jetë në Tiranë
Shkodër – Dy mjekë neurologë të Spitalit Rajonal të Shkodrës janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë neglizhuar në trajtimin e një 40-vjeçari, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për G. N., 53 vjeç, dhe Dh. U., 68 vjeçe, të dy me profesion mjekë neurologë.
Ndaj tyre kanë nisur procedimet për veprat penale “Mjekim i pakujdesshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy mjekët kanë kryer mjekim të pakujdesshëm dhe kanë neglizhuar në trajtimin e F. K., 40 vjeç.
Pacienti është dërguar më pas në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ka ndërruar jetë.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e plota të rastit. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






