Transmetuar më 27-09-2026, 09:41

Maliq, Korçë – Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik të regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Maliqit, ku humbi jetën shtetasi Igli Kllogjeri, 44 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:10, në lagjen “Krastafilak”. Sipas verifikimeve të kryera në vendngjarje, 44-vjeçari po punonte për ngarkimin e disa sendeve në automjetin e tij privat.

Nga hetimet e para dyshohet se për shkak të mossigurimit të mjetit me frenën e dorës, automjeti ka lëvizur në mënyrë të papritur duke e zënë poshtë drejtuesin dhe duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Çfarë tha policia:

Rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, shtetasi I. K., 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit