Transmetuar më 27-09-2026, 09:19

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50 në fshatin Pojan. I moshuari pësoi djegie në fytyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Maliq, Korçë – Një 74-vjeçar është plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Pojan të Maliqit, pasi në banesën e tij ka shpërthyer një bombol gazi.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50 në banesën e shtetasit Th. K., raporton noa.al.

Si pasojë e shpërthimit, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë dhe është dërguar për mjekim në spital. Sipas Policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen është ngritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. /noa.al

Foto arkivi

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit