

Aksidenti tragjik ndodhi në Maliq të Korçës. Këputen frenat, ndërron jetë drejtuesi i mjetit
MALIQ — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bashkinë e Maliqit, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Viktima është identifikuar si Igli Kllogjeri. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, ai po punonte për ngarkimin e disa pajisjeve në automjetin e tij, kur makina dyshohet se ka pësuar defekt në sistemin e frenimit.
Si pasojë, automjeti ka lëvizur vetvetiu në terrenin e pjerrët dhe ka përfunduar i përmbysur poshtë në skarpatë.
Për shkak të goditjes së fortë, 44-vjeçari ka mbetur i bllokuar brenda mjetit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëhirë shërbimet e Policisë së Shtetit dhe reparti zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupit nga kabina e shkatërruar.
Policia e Korçës tha se ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:10, në qytetin e Maliqit, në lagjen “Krastafilak”, kur shtetasi Igli Kollgjeri, 44 vjeç, duke ngarkuar disa sende në automjetin e tij, si pasojë e mos sigurimit të automjetit me frenë dore, automjeti ka lëvizur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar humbjen e jetës.
Grupi hetimor ka nisur punën dhe po vijon ekspertizën teknike për të përcaktuar shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






