Transmetuar më 27-09-2026, 08:30

TIRANË — Kryeqyteti do të përballet ditën e sotme me kufizime të përkohshme të qarkullimit rrugor për shkak të zhvillimit të aktivitetit sportiv “Tiranathlon”, i cili përfshin disiplinat e notit, çiklizmit dhe vrapimit pranë zones së Liqenit të Farkës.

Sipas planit të masave të publikuar nga pushteti vendor, kufizimet e mjeteve do të jenë në fuqi nga ora 08:00 deri në orën 13:00, duke prekur disa nga akset kryesore nga zona e Farkës dhe rrethrrotullimi i TEG-ut deri në Shkozë.

Segmentet rrugore ku do të bllokohet lëvizja përfshijnë:

Rrugën “Dajti”, nga kryqëzimi me rrugën “Xhelal Molla” deri te kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”, përfshirë edhe rrugën “Dëshmorët e Helikopterëve”.

Bulevardin “Zhan D’Ark” dhe Bulevardin “Bajram Curri”, nga ura e Shkozës deri te kryqëzimi me rrugën “Selman Riza” dhe “Kastriot Feska”.

Rrugën interurbane kryesore në segmentin TEG–Ura e Shkozës.

Unazën e Madhe të qytetit, nga nyja e “Rrethrrotullimit të Freskut” deri te TEG-u, ku devijimi i automjeteve do të bëhet në drejtim të rrugës “Xhanfize Keko”.

Restriksionet do të sjellin edhe ndryshime në transportin publik: linja e autobusit “Materniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit” do të devijohet përkohësisht te Ura e Brrylit, ndërsa linja “Rrethrrotullimi Shkozë – Ish-Fusha e Aviacionit” do të pezullohet tërësisht gjatë fashës orare të aktivitetit. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vijojë pa pengesa.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit