

LONDËR — Stadiumi mitik “Wembley” dhuroi një nga ndeshjet më spektakolare të këtij edicioni në UEFA Nations League, ku Spanja triumfoi me rezultatin 3-2 përballë Anglisë pas një 90-minutëshi të mbushur me përmbysje dhe emocione të fortë.
Përfaqësuesja spanjolle e nisi sfidën me ritëm mjaft të lartë, duke zhbllokuar shifrat që në minutën e 2-të përmes Lamine Yamal. Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Anglia barazoi fillimisht me Anthony Gordon dhe më pas kaloi në avantazh me kapitainin Harry Kane, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 2-1.
Pika e kthesës në këtë përballje erdhi në pjesën e dytë. Anglia fitoi një 11-metërsh me shansin e artë për të mbyllur llogaritë e ndeshjes, por Harry Kane gaboi nga pika e bardhë duke e dërguar topin jashtë.
Episodi i dha zemër skuadrës së Luis De La Fuente, e cila u rikthye fuqishëm në lojë. Alex Baena barazoi rezultatin në 2-2 me një goditje mjaft të saktë, ndërsa Mikel Oyarzabal realizoi golin e përmbysjes së madhe, duke vulosur fitoren 3-2 për kampionët në fuqi.
Mbrëmja e Ligës së Kombeve solli gjithashtu fitoren e Kroacisë 2-1 ndaj Republikës Çeke në transfertë, si dhe suksesin e Zvicrës 3-0 përballë Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






