

TIRANË — Ditën e sotme, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke sjellë dominim të kthjellimeve por edhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Sipas shërbimit meteorologjik, vranësirat më të theksuara do të jenë të përqendruara përgjatë relieveve malore, ku do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Megjithatë, pas orëve të pasdites pritet përmirësim i dukshëm i motit, duke rikthyer kthjellimet në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 9 metra për sekondë. Ndërkohë, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, shpejtësia e erës do të jetë më e intensifikuar, duke arritur deri në 16-18 metra për sekondë.
Si pasojë e erës, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3 deri në 4 ballë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






