

TIRANË — Prifti i njohur At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar së fundmi në një emision televiziv, ku ka iu përgjigjur pyetjeve ngacmuese lidhur me jetën e tij personale, besimin dhe mënyrën se si përballet me tundimet e përditshme.
I pyetur për përballjen me dëshirat njerëzore dhe tundimet seksuale, ai u shpreh hapur se sfidat janë të pranishme çdo ditë për cilindo besimtar.
“Čdo ditë kemi tundime, ja edhe tani mund të konsiderohet tundim prania ime këtu pranë vajzave të bukura. Ka disa lloj tundimesh, jo vetëm seksual por edhe i të parit. Ta mendosh është mëkat, e jo më ta bësh,” deklaroi At Nikolla Xhufka.
Gjatë bisedës, ai sqaroi edhe rregullat e Kishës Ortodokse sa i përket dëshirave intime dhe vendimeve që duhet të marrë klerikët. Sipas tij, institucioni fetar ofron dy rrugë: martesën ose murgjinë. Ai nënvizoi se nëse një drejtues fetar përballet me sprova të tilla që cenojnë murgjinë, rruga e duhur është dorëheqja nga pozicioni i lartë.
Lidhur me pyetjen nëse vazhdon të jetë i virgjër, kleriku konfirmoi se respekton strikt parimet fetare, pasi nuk është martuar ende.
“Po, patjetër, sepse unë nuk jam martuar ende. Ungjilli porosit ruajtjen e pastërtisë bashkëshortore. Për njerëzit besimtarë, qofshin myslimanë apo të krishterë, virgjëria para martese mbetet një element thelbësor,” përfundoi ai.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






