Transmetuar më 26-09-2026, 23:20

LONDËR — Qëndrimi zgjuar deri në orët e vona të natës dhe preferenca për të qenë aktiv gjatë mbrëmjes mund të lidhet me një shëndet më të dobët kardiovaskular. Në këtë përfundim ka arritur një studim shkencor i bazuar në analizimin e të dhënave shëndetësore të më shumë se 300 mijë personave të moshës mesatare dhe të moshuar.

Sipas hulumtimit, rreth 8% e pjesëmarrësve e përshkruan veten si persona që funksionojnë më mirë në orët e vona. Ekspertët theksojnë se rreziku nuk vjen vetëm nga orari i fjetjes, por nga mospërputhja mes orës së brendshme biologjike të trupit dhe kërkesave të jetës së përditshme, si oraret e punës, ushqyerja dhe aktiviteti fizik.

Kjo mospërputhje prish ritmin cirkadian, i cili kontrollon jo vetëm ciklin e gjumit dhe të zgjimit, por edhe rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, sekretimin e hormoneve të stresit dhe metabolizmin.

Mjekët dhe studiuesit e përfshirë në projekt sqarojnë se personat që preferojnë orët e vona nuk janë të paracaktuar të vuajnë nga zemra. Sfida kryesore për këtë kategori është gjetja e një rutine të qëndrueshme dhe përshtatja e ritmit biologjik me strukturën e përditshme.

Studimi përforcon rëndësinë e gjumit cilësor si një shtyllë kryesore të shëndetit të zemrës, krah ushqyerjes së shëndetshme, aktivitetit fizik dhe kontrollit të tensionit të gjakut. mesazhi kryesor i ekspertëve është se ruajtja e një orari të rregullt të gjumit dhe një rutine të qëndrueshme mbetet thelbësore për mbrojtjen e sistemit kardiovaskular.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit