

UASHINGTON — Bashkëthemeluesi i gjigantit teknologjik Microsoft, Bill Gates, ka lëshuar një alarm të ri lidhur me rreziqet katastrofike që i kanosen njerëzimit nga përparimi i pakontrolluar i Inteligjencës Artificiale.
Përgjatë një interviste për mediat ndërkombëtare, miliarderi amerikan nënvizoi nevojën urgjente për frenimin e ritmit aktual të zhvillimit të kësaj teknologjie, duke paralajmëruar për skenarët më të errët që mund të shkaktojë ajo.
“Inteligjenca Artificiale është sigurisht mjaftueshëm e fuqishme për të nxitur ngjarje që mund të rezultojnë në deri një miliard vdekje,” u shpreh Gates.
Lidhur me këtë kërcënim, ai u bëri thirrje autoriteteve shtetërore dhe politikëbërësve që të ndërhyjnë me urgjencë përmes legjislacionit strikt, duke përfshirë agjencitë e zbatimit të ligjit në monitorimin e plotë të sistemeve të inteligjencës artificiale.
Gjithashtu, Gates propozoi vendosjen e taksave të reja mbi kompanitë që përdorin këtë teknologji, duke marrë parasysh se proceset e automatizuara po zëvendësojnë në masë fuqinë punëtore njerëzore në mbarë globin.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






