

TIRANË — Atmosfera e protestave popullore që kanë përfshirë Tiranën këtë periudhë është pasqyruar edhe në shkallët e stadiumit “Air Albania”, gjatë zhvillimit të ndeshjes zyrtare mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë.
Në momentin e ekzekutimit të himnit kombëtar, në tribunën e grupimit të organizuar të mbështetësve “Tifozat Kuq e Zi”, përveç flamujve të UÇK-së, është shpalosur një baner i madh me mbishkrimin e prerë “Shqipëria nuk shitet”.
Mesazhi në tribunë përmbante gjithashtu edhe simbole vizuale me flamingo, elemente këto që janë kthyer në simbolikën dalluese të protestave që po zhvillohen çdo ditë në rrugët e kryeqytetit dhe përpara godinave qeveritare.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






