

TIRANË — Kryeministri Edi Rama do t’u drejtohet nesër me një mesazh qytetarëve shqiptarë menjëherë pas mbërritjes në atdhe, duke përmbyllur zyrtarisht vizitën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Konferenca për mediat do të zhvillohet në sallën e shtypit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas.
Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në aeroportin "JFK" të Nju Jorkut, udhëtimi i delegacionit shqiptar ka pësuar vonesa, kështu që ora e saktë e daljes së kryeministrit përpara gazetarëve pritet të konfirmohet gjatë orëve të para të mëngjesit të nesërm.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






