Transmetuar më 26-09-2026, 21:49

Kabineti qeveritar njoftoi sonte se kryeministri Edi Rama, nesër sapo të kthehet nga vizita në Kombet e Bashkuara, do t’u drejtohet me një mesazh shqiptarëve.

Si asnjë herë më parë, mesazhi nuk do të vijë nga kryeministria, por nga salla e shtypit të Aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.

Është e paqartë se çfarë do të komunikojë këtë të diel 27 shtator, z.Rama.

E paqartë është dhe ora kur do të dalë para kombit. Kabineti i tij tha sonte se duke qenë se nisja këtë të shtunë nga aeroporti JFK i Nju Jorkut është ende e pakonfirmuar si rezultat i motit të keq, orën e saktë të adresimit do ta njoftojë nesër paradite.

Dalja e jashtëzakonshme për publikun vjen ndërsa skandalet kanë përfshirë thuajse të gjitha instancat e larta shtetërore me kryetaren e SHISH më së fundi.

Paralelisht, prej plot katër muajsh, shumë njerëz janë hedhur në protestë të përditshme që nuk ka ndaluar nga 31 Maji dhe vazhdon jo vetëm në Tiranë, por edhe në një numër qytetesh të botës.

/noa.al

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit