

TIRANË — Kombëtarja shqiptare e futbollit po dhuron spektakël ku ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë 2-0 përballë Bjellorusisë, në sfidën e vlefshme për UEFA Nations League.
Ndeshja e drejtuar nga arbitri anglez Sam Barrott nisi me ritëm të lartë që në minutat e para. Rey Manaj rrezikoi seriozisht portën kundërshtare që në minutën e 5-të, ndërsa miqtë iu afruan golit dy minuta më vonë.
Rastet e njëpasnjëshme të kuqezinjve u konkretizuan në minutën e 33-të, kur kapiteni Berat Gjimshiti fitoi një 11-metërsh pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Kristjan Asllani, i cili e dërgoi topin në rrjetë duke ndezur atmosferën në shkallët e stadiumit.
Shtypja e kuqezinjve vijoi deri në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 45-të, pas një aksioni të mirëmenduar, Ernest Muçi realizoi golin e dytë për Shqipërinë, duke çuar shifrat në 2-0 përpara se skuadrat të ireshin në dhomat e zhveshjes.
Shqipëria e udhëhequr nga trajneri Maran zbriti në fushë me këtë formacion zyrtar: Etrit Berisha në portë; Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Pilo në mbrojtje; Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani në mesfushë; ndërsa Taulant Seferi, Ernest Muçi, Arbër Hoxha dhe Rey Manaj përbënin vijën e sulmit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






