Transmetuar më 26-09-2026, 21:22

NEW YORK — Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarët në Staten Island, ku ka reaguar me batuta ndaj protestave dhe incidentit ku u qëllua me vezë nga disa protestues shqiptarë gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij përpara komunitetit shqiptar, kreu i qeverisë deklaroi se kjo atmosferë e bëri të ndihet plotësisht si në shtëpi.

Ai u shpreh me ironi se edhe goditja me vezë tregon shkallën e integrimit të diasporës me ngjarjet politike në vendin e origjinës. Kryeministri bëri të ditur se një nga personat e përfshirë kishte udhëtuar posaçërisht nga Britania e Madhe, ndërsa organizatori kryesor ishte me banim në Amerikë.

Gjatë këtij aktiviteti, kreu i ekzekutivit komentoi edhe ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili ndodhej i pranishëm gjatë incidenteve përpara takimit.

Në pjesën tjetër të fjalës, Kryeministri rikujtoi zanafillën e bashkëpunimit institucional me diasporën, duke përmendur takimin e vitit 2015 me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku u diskutua për herë të parë mbajtja e Samitit të Diasporës. Ai nënvizoi se marrëdhënia me emigrantët tashmë ka kaluar nga dërgimi i thjeshtë i remitancave te investimet e drejtpërdrejta ekonomike.

“Faleminderit për mikpritjen. Të them të drejtën kur na thanë mbrëmë se një stuhi e madhe po vinte menduam se do të ishte pengesë që të mblidheshit këtu, ju jo vetëm u mblodhët, por ndaluat edhe stuhinë nga ajo që parashikohej. Më vjen mirë që jam këtu, ku thonë se është i vetmi vend në botë, ku mund të gjedh Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Rusveltin pranë njëri-tjetrit.

Jemi në Amerikë, por ky është një territor i pushtuar jozyrtarisht nga shqiptarët. Jemi këtu për të ndarë disa gjëra që kanë ndodhur në të shkuarën. Këtu në Staten Island në 2015-ën unë isha në një darkë së bashku me Hashim Thaçin dhe këtu diskutuam për samitin e parë të Diasporës në Tiranë dhe ishim bashkë me Thaçin. Një dekadë pas samitit kanë ndodhur shumë gjëra.

Çdo gjë lidhej me dërgesat që shqiptarët dërgonin për të mbajtur familjen, por tashmë shumëçka ndodh dhe janë ndërtuar ura me interesa, interesa, investime dhe rikthime shqiptarësh në tokën amë. Në këto vite ka një fakt të jashtëzakonshëm që e vendos çdo emigrant në një piedestal të posaçëm. Çdo familje shqiptarë ka përfituar nga dërgesat financiare të disasporës, ku 9 nga 10 shqiptarë, kanë ndërtuar çati mbi kokë, janë shkollar apo kanë përmirësuar jetën falë çdo të afërmi në diasporë.

Ky është një nder i madh që e mbulon me lavdi diasporën. Por siç e thashë nuk jemi më në fazën që diaspora jepte dhe Shqipëria vetëm merrte, por jemi në një lidhje dhe partneritet të fortë, që ka hyrë në rrugëqn e një zhvillimi dhe ku sot kemi organe të një trupi të ri që kemi ndërtuar. Institucionet e diasprës, këshillet, agjencitë dhe samitet që ndihmojnë për angazhime të ndryshme.

Po krijojmë një regjistër kombëtar të diasporës si një dritare për ata që duan të investojnë sadopak në Shqipëri. Organicitet ishin edhe vezët që më hodhën mua para pak netësh, duke treguar se ajo çka ndodh në Shqipëri i ka integruar shqiptarët. Një nga hedhësit e vezëve kishte ardhur nga Britania përtë hedhur vezë. Shpresoj të ketë kaluar mirë me policinë e New Yorkut.

Pastaj në trupën e angazhuar kryesor ishte një shqiptar që punonte këtu. Falë kësaj ndërlidhjeje mes Shqipërisë dhe diasporës, u ndodha fiks si në Shqipëri, me protesta dhe me plot shqiptarë. U prita me një tortë rozë me dy flamingo sipër dhe u ndjeva shumë mirë.

Nuk vuajmë më faktin që kafshët e natyra vritet dhe nuk merret më njeri me të, por kafshët dhe natyra mbrohen dhe njerëzit shqetësohen. Ka ardhur koha kur Shqipëria thotë se ka edhe më mirë dhe është e vërtetë që ne së bashku mund të bëjmë çdo ditë e më mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Kur pa që mu hodhën ca vezë erdhi me vrap kryepolici i Shqipërisë, Pjerin Ndreu. Një nga kryetarët më të mirë të bashkive, që vuan edhe nga fakti që Lezha nuk bëhet kryeqytet, më la porosi të them diçka për lezhjanët sepse ka të tillë në sallë. Jeni me fat që e keni”, tha Rama mes të tjerash.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit