

TIRANË — Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret mbrëmjen e sotme në fushën e lojës për përballjen e rëndësishme në kuadër të UEFA Nations League përballë Bjellorusisë. Pak minuta para fillimit të sfidës, janë zbardhur edhe formacionet zyrtare me të cilat të dy trajnerët do të kërkojnë fitoren.
Trajneri i kuqezinjve, Maran, ka vendosur të hedhë në fushë një rreshtim sulmues, por nuk kanë munguar befasitë në përzgjedhjen e 11-shes titullare.
Surpriza kryesore e mbrëmjes është lënia në stol e mbrojtësit Mario Mitaj, i cili deri më tani konsiderohej një pikë e paprekshme e formacionit. Vendin e tij në krah e ka marrë Pilo, i cili plotëson katërshen e prapavijës së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti, Ardian Ismajlin dhe Elseid Hysajn. Një tjetër rikthim me peshë për mbrojtjen kuqezi është ai i portierit Etrit Berisha, i cili starton nga minuta e primë mes shtyllave.
Në repartin e mesfushës dhe sulmit, Maran i ka besuar kontrollin e lojës Kristjan Asllanit, Ylber Ramadanit dhe Ernest Muçit, ndërsa vija e avancuar do të udhëhiqet nga Taulant Seferi, Rey Manaj dhe Arbër Hoxha.
Ndeshja do të startojë në orën 20:45 nën drejtimin e kryesorit anglez Sam Barrott.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë:
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Pilo; Asllani, Ramadani, Muçi; Seferi, Manaj, Hoxha.
Trajner: Maran

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






