Transmetuar më 26-09-2026, 19:19

ELBASAN — Një ngjarje e rëndë dhe me rrezikshmëri të lartë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin kryesor rrugor Tiranë-Elbasan, ku një autobus udhëtarësh është përfshirë nga flakët e fuqishme vetëm pak metra pa hyrë në Tunelin e Krrabës.

Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit, mjeti është shkrumbuar plotësisht brenda pak minutash. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për viktima apo persona të lënduar mes pasagjerëve apo eipazhit.

Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë shërbimet e emergjencave civile, zjarrëfikëset dhe forcat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë për izolimin e plotë të vatrës së zjarrit, garantimin e sigurisë së qarkullimit në hyrje të tunelit si dhe zbardhjen e shkaqeve teknike që çuan në këtë incident.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit