

NEW YORK — Dhjetëra qytetarë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme protestat e tyre të vrullshme në rrugët e New York-ut, me thirrje të drejtpërdrejta kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike në Shqipëri.
Protestuesit janë grumbulluar me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, teksa kanë lëshuar akuza të fortë ndaj qeverisjes aktuale. Ndër parullat dhe thirrjet kryesore që dëgjoheshin në shesh ishin "Rama jep dorëheqjen", "Shqipëria kërkon revolucion", si dhe "Rama në burg, Berisha në burg", duke shprehur kështu revolton e tyre ndaj elitës së vjetër politike në vend.
Kjo valë reagimesh vjen si vazhdimësi e tensioneve të një dite më parë, ku kryeministri Rama u përball me një pritje mjaft agresive nga diaspora shqiptare në New York, gjatë së cilës protestuesit e qëlluan me vezë dhe kërkuan largimin e tij të menjëhershëm nga drejtimi i qeverisë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






