

TIRANË — Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka paralajmëruar rikthimin e tij në vëmendjen publike përmes një prodhimi të ri multimedial që pritet të nxjerrë në dritë prapaskenat e njërës prej periudhave më të diskutueshme politike dhe gjyqësore në Shqipëri.
Ky dokumentar po realizohet në bashkëpunim me median "Zëri" dhe premton një rrëfim të plotë e pa doreza jo vetëm nga vetë Tahiri, por edhe përmes dëshmive të personave të tjerë që kanë qenë protagonistë apo dëshmitarë të drejtpërdrejtë të atyre ngjarjeve.
Përmes arkivave, kujtimeve dhe fakteve të panjohura më parë, prodhimi synon të rindërtojë për publikun momentet kyçe dhe prapaskenat që mbetën jashtë syrit të kamerave gjatë viteve të tij në krye të Ministrisë së Brendshme dhe përballjes me drejtësinë.
Paralajmërimin e ka bërë vetë Tahiri përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë, ku shkruan: “Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






