

ELBASAN – Një autobus me turistë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Elbasanit.
Pas incidentit, turistët që ndodheshin në autobus janë detyruar të zbresin nga mjeti, ndërsa qarkullimi në këtë aks është bllokuar.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.
Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






