Transmetuar më 26-09-2026, 16:49

FOTO/ Pushimet u kthyen në tragjedi, publikohen fotot e katër shqiptarëve që humbën jetën në Athinë 26 shtator 2026, 15:59 | Aktualitet

GREQI – Katër shtetas shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht pas shembjes së një ndërtese në rrugën Lysikratous, në zonën e Plakës në Athinë.

Viktimat janë identifikuar si Florin Hoxha, Florida Hoxha, Eris Cani dhe Ian Alexander Kirkpatrick.

Florin dhe Florida Hoxha ishin motër e vëlla, ndërsa Eris Cani ishte bashkëshortja e Florin Hoxhës. Florida Hoxha ishte e martuar me Ian Alexander Kirkpatrick.

Sipas raportimeve të mediave greke, dy çiftet kishin marrë me qira një apartament në katin e parë të ndërtesës ku ndodhi tragjedia.

Florida Hoxha dhe Ian Alexander Kirkpatrick ishin martuar së fundmi dhe ndodheshin në Greqi për muajin e mjaltit. Ndërkohë, Florin Hoxha dhe Eris Cani raportohet se prisnin një fëmijë.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe komunitetin shqiptar në Greqi, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e tragjedisë.

Një nga pistat që po hetohet është mundësia e një rrjedhjeje gazi, ndërsa ekspertët po verifikojnë rrethanat që çuan në shembjen e ndërtesës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit