Transmetuar më 26-09-2026, 16:35

"Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë!"

Kështu shprehet ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, një ndër emrat e parë që "përlau" reforma në drejtësi nëpërmjet SPAK dhe GJKKO.

Deri pak vite më parë, ai ishte padyshim numri dy socialist, njeriu kryesor i PS për qarkun Tiranë dhe krah i djathtë i Ramës.

Por kjo nuk zgjati shumë dhe ai përfundoi në burg. Atëherë, rezistenca e Ramës ndaj lëvizjeve të drejtësisë për Tahirin, ishte dukshëm mininaliste krahasuar me mbrojtjen e frikshme që i bëri dhe vazhdon ti bëjë Belinda Ballukut.

Ja video që paralajmëron rikthimin e Saimir Tahirit. Ndonëse nuk zbulon thuajse asgjë, një moment është i rëndësishëm: Tahiri duket se më në fund ka vendosur të flasë!

Dhe këtë e vërteton më së miri, kur thotë: "Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë!"

Foto arkivi

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit