Transmetuar më 26-09-2026, 15:58

GRAMSH – Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në hyrje të Gramshit, ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se lagështira dhe balta në rrugë mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjeteve dhe përplasjen mes tyre.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit