

Ngjarja ndodhi në aksin Gjirokastër–Kakavijë. 77-vjeçarja u dërgua në spital, ndërsa policia po heton shkaqet e aksidenti
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin “Gjirokastër–Kakavijë”, ku një këmbësore 77-vjeçare është përplasur nga një automjet, tek zona muzeale pranë vendit të quajtur Ura e Lumit.
Sipas informacionit paraprak, A. M., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, ka aksidentuar këmbësoren Violeta Selfo, 77 vjeçe.
E moshuara është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






