Transmetuar më 26-09-2026, 14:31

Një punonjës i huaj është dërguar në spital pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte në një varkë në shëtitoren bregdetare të Durrësit.

Ngjarja është regjistruar gjatë mesditës, ndërsa rrethanat e plota të incidentit ende nuk janë të qarta.

Pas kontaktit me rrymën, punonjësi është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Nuk ka ende informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.

Në vendngjarje pritet të kryhen verifikimet përkatëse nga autoritetet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e mënyrës se si punonjësi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit